Fati “braktis” sulmuesit shqiptarë në Rusi, Çunit i anulohet gol, Daku humb penalltinë

4 hours ago 19

Ndërsa Ernest Muçi po bën ligjin te beshiktash, nuk mund të thueht e njëjat gjë për dy sulmuesit e Shqipërisë që aktivizohen në Rusi me Rubin Kazan.

Mirlind Daku dhe Marvin Çuni nuk kanë mundur të shënojnë për Rubin Kazan në çerekfinalen e Kupës së Rusisë përballë CSKA edhe pse patën disa raste.

Çuni e nisi ndeshjen si titullar por pa mundur të lërë gjurmë, ndërsa Daku ka humbur një 11 metërsh.

Vlen të theksohet fakti se në minutën e 65-të, VAR i anuloi një gol Çunit, ndërkohë në minutën e 89-të, Mirlind Daku humbi një penallti. Gjuajtja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare u ndal nga portieri Torop.

Read Entire Article