Zgjedhjet presidenciale, Nurellari: Ballkani nuk është në fokus të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

9 hours ago 17

Analisti Andri Nurellari ndau pikëpamjet e tij lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA, gjashtë një lidhje direkte me gazetarin Aleksandër Furxhi, në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus.

Përse fitoi Trump?

“Mendoj se është më tepër një dështim i qeverisjes Biden, në mënyrë të veçantë në fushën e ekonomisë dhe emigracionit që u shfrytëzuan nga Trump për të ndërtuar kauzën e tij. Pak para zgjedhjeve sondazhet e CNN e nxirrnin pëlqimin e qeverisë Biden në 33% dhe tjerët ishin kundër diku të 57%. Amerikën e përfshiu ajo vala e rrotacioneve të pushtetit që përfshou edhe shumë vende tjera si Britania, Franca, Austria, Afrika e Jugut, Japonia, ku mospëlqimi ndaj qeverisë është shoqëruar me një votë rrotacioni. Mesa duket republikanët do të dominojnë në Senat ashtu sikurse në Dhomën e Përfaqësuesve”, tha ai.

Le të vijmë te vatra jonë, çfarë do të ndodhë me Ballkanin, a do të jetë ende në vëmendjen e politikës së jashtme amerikane apo do të mbetet jashtë?

“Po ndonjë vëmendje të madhe ndaj Ballkanit nuk ka pasur edhe në kohën e Obamës, ka pasur një tentativë për t’i dhënë një rol më pro-aktiv vendet e BE, për t’u kujdesur këto vende për rolin e tyre”, tha ai. “Kjo tentativë për t’ia lënë Ballkanin në dorë europianëve ka qenë më e hershme, këtë e pamë edhe në krizën e madhe të Lindjes së Mesme, ku amerikanët ia lanë në dorë çështjen europianëve për mesdheun”, shtoi ai. “Këtë lloj zhvendosje të vëmendjes në vatra të reja tensioni si Lindja e Mesme, Kina, kanë ndodhur më herët, ajo që e riktheu vëmendjen te Ballkani ishte agresioni në Ukrainë dhe frika se Rusia mund të përdorte instrumente të luftës hibride për të hapur luftra të reja”, nënvizoi ai duke theksuar se kriza e Ukrainës “shkundi” Europën.

Read Entire Article