Përpara finales së 12 qershorit, Ferma V.I.P. gjendet nën ethet e garës dhe sfidave që do të përcaktojnë fundin e këtij edicioni të parë, një rrugëtim frymëzues në 360 gradë.
Televotimi për të gjithë fermerët është ende i hapur dhe në mbrëmjen e sotme prime duke nisur nga ora 21 në ekranin e Vizion Plus, do të kemi rezultatin se kë ka zgjedhur të shpëtojë publiku.
Personazhi më pak i votuar do të përballet me Renis Gjokën, në një sprovë të mirëmenduar nga e cila do të kuptojmë edhe emrat e pesë finalistëve të tjerë.
Moderatorja e spektaklit, Fjoralba Ponari vizitoi fermën gjatë kësaj jave.
Me udhëzimet e fermerëve ajo u prezantua edhe me kafshët, shpendët si dhe me disa nga punët e përditëshme të konkurentëve. Përpara se të largohej, agai përcolli një vendim përmes saj. Dijonis Biba u dënua për mosbindje ndaj kryefermeres Ditea Berisha.
Po ashtu gjatë këtyre ditëve, fermerët janë ngarkuar me detyra, lojëra dhe sfida. Ndërsa Robert Aliaj Dragot ka përfunduar në tablo konceptin e tij për fermën dhe konkurentët e saj.
Vazhdoni të ndiqni Ferma V.I.P. 1 dhe Ferma V.I.P. 2 në platformën digjitale Tring, rrjetet tona sociale si dhe kanalin zyrtar të you tube, Ferma V.I.P. Albania për të mos humbur asnjë detaj. /vizionplus.tv