Fermerët e Maliqit protestojnë për çmimet e ulëta, përplasen fizikisht me policinë

3 months ago 37

Fermerë të fushës së Maliqit kanë bllokuar segmentin e rrugës nacionale nga kryqëzimi i Drithasit deri në afërsi të fshatit Symiz në aksin Korçë – Pogradec.

Shkak i kësaj proteste janë bërë çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates.

Sipas fermerëve mosshitja e prodhimeve edhe këtë vit ka ardhur pasi sasi të mëdha të këtyre kulturave bujqësore importohen nga vende të rajonit me çmim të të lirë se ai i tregut vendas.

Në kushte të tilla policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve drejt kryeqytetit dhe anasjelltas nëpërmjet rrugës e cila të çon drejt qytetit të Maliqit për të kaluar në aksin nacional në afërsi të fshatit Symiz dhe Libonik.

Por bllokimi i një segmenti rruge në aksion nacional Korçë-Pogradec nga ana e protestuesve ka sjellë tensione mes këtyre të fundit dhe policisë.

Policia ju ka kërkuar ogranizatorëve të mos bllokojnë rrugën nacionale pasi nuk kanë leje për të bërë një gjë të tillë.

Policia ju ka kujtuar se ata kanë leje vetëm për të protestuar paqësisht, pa bllokuar segmentin rrugor. Në kushte kur fermerët nuk kanë pranuar lirimin e rrugës, ka qenë e pamundur shmangja e konfrontimeve fizike mes palëve.

“Për 10 ditë do bllokojmë rrugën, policia është e njoftuar. Nuk ka nevojë të marrim më lejë, policia është e njoftuar”, deklaroi njëra nga protestueset.

Vetë Drejtori i Policisë Gjovalin Loka, po tenton që të qetësojë dhe largojë protestuesit nga rruga.

Read Entire Article