Një festë është kthyer në tragjedi në Tiranë. Policia njofton se tre persona janë plagosur me armë zjarri, gjatë një feste mes miqsh e familjarësh në një lokal në “Rrugën e Kavajës”.
Uniformat blu bëjnë të ditur se një 32-vjeçar mbante me vete një armë zjarr pa leje, ndërsa shkrepja ka qenë e pavullnetshme, duke plagosur tre persona.
“Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.
Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës”, njofton policia.
Tre të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore, teksa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv