“Festo me engjëjt zemër”, Agron Llakaj dedikim prekës në 40 vjetorin e martesës për bashkëshorten

1 month ago 54
Reklamë

Aktori dhe moderatori Agron Llakaj, ka bërë një tjetër dedikim prekës për bashkëshorten e tij Konstandinën, e cila u nda nga jeta dy muaj më parë.

Sot Agroni dhe Konstandina do të festonin 40 vjetorin e martesës. Në këtë ditë të veçantë Llakaj i ka bërë një dedikim të ndjerë bashkëshortes së tij.

Postimi:

Sot do festonim 40 vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores, ike. Festo me engjëjt, zemër.

Read Entire Article