“Fists of fire 2” në Shkodër, tetë duele boksi, Nelson Hysa mbron titullin

5 months ago 32
Reklamë

Pallati i sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër u kthye në një arenë spektakli dhe ballafaqimesh emocionuese në sportin e boksit, në një prej aktiviteteve më të bukura të zhvilluara në vendin tonë, “Fists of Fire” 2.

Plot 8 ndeshje përballën mes tyre kampionët e boksit shqiptar me emra të njohur të arenës ndërkombëtares, ndërsa i ftuar special ishte ish-kampioni i botës Roy Jones Jr.

Shkodrani Arjon Kajoshi fitoi përballjen me Orien Padilla duke marrë titullin “World Super Middle” të federatës Botërore WBF. Ndërkohë shkodrani tjetër Nelson Hysa ka mbrojtur titullin “WBF Intercontinental” duke triumfuar ndaj Lukas Ndafoluma.

Ish- kampioni i botës Roy Jones Jr u shpreh i emocionuar për atmosferën që gjeti në Shkodër dhe spektaklin që dhuruan boksierët në ring.

“Mund të them se jam ndjerë shumë mirë sonte në Shkodër, një atmosferë e mrekullueshme dhe ndeshje emocionuese. E dua Shkodrën dhe mezi pres të kthehem sërish për të bëra të tjera organizime. Mënyra se si njerëzit këtu e duan sportin e boksit është fantastike”, th ai.

Ndeshja përmbyllëse e kësaj mbrëmje ishte ajo e dy boksierëve të huaja, gjermanes Ikram Kerwat dhe kolumbianes Diana Ayalab. Shkodra në 2025 do të jetë kryeqyteti europian i sportit./vizionplus.tv

Read Entire Article