Flamurtari një hap larg Superligës, mposht Apoloninë me penallti

4 months ago 25
Reklamë

Flamurtari ka mposhtur Apoloninë në sfidën “Play-off” pas goditjeve të 11-metërshave duke qenë një hap larg ngjitjes në Kategorinë Superiore.

Në “Elbasan Arena”, koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash nuk prodhuan gola, me vlonjatët që prej minutës së 77-të luajtën me dhjetë lojtarë, kjo pas daljes me karton të kuq të Erlis Frashërit.

“Ruleta” e penalltive i buzëqeshi vlonjatëve që ishin më të saktë. Te Apolonia Injehu u ndal nga Teqja, ndërsa Shanaj goditi jashtë.

Te vlonjatët Indio Oliveira gaboi, ndërsa në fund ishte Flamurtari që fiton play-off dhe tashmë do të përballet me Laçin (i teti në Superligë) ku fituesi do të jetë pjesë e elitës të futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm.

Read Entire Article