Flick: Nico Williams? Kemi një lojtar që mund ta ndalë

3 weeks ago 12
Reklamë

Barcelona është gati të zbresë në fushë.

Të shtunën, katalanasit do të përballen me Atheltic Bilbao në një ndeshje të vlefshme për javën e dytë të La Liga-s.

Trajneri Hansi Flick ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës: “Është një nga skuadrat që kanë bërë më shumë kilometra në vitet e fundit”, ka thënë ish-trajneri i Bayern-it.

“Bilbao është shumë e fortë fizikisht dhe ka një trajner të madh. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Nico Williams? Kemi një lojtar shumë ekspert që mund ta kontrollojë, si Kounde. Nico nuk është një lojtar i yni dhe nuk flas për të.

“Yamal? Ajo që shikoj nga ai në stërvitje është me të vërtetë e pabesueshme. Ndihmon në mbajtjen e topit, gjë që është shumë e rëndësishme. Në ndeshjen kundër Valencia-s nuk kemi bërë mirë në këtë aspekt”.

Read Entire Article