Fluks hyrjesh në Qafë Thanë, turistët në “radhë” për të ardhur në Shqipëri

3 months ago 42

Vetëm dy ditët e fundit nëpërmjet pikës kalimtare kufitare të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë afro 30.000 shtetas shqiptarë të Maqedonisë se Veriut por edhe të huaj

Pjesa më e madhe e tyre kanë deklaruar se vijnë për të kaluar pushimet në bregdetin tonë ndërkohë që një pjesë jo e vogël e shtetasve të huaj, të ardhur nga vendet e Europës Lindore kanë bërë me dije në stacionin kufitar se përdorin vendin tonë për të kaluar transit në BE.

Fluksi i këtyre dy ditëve është më i larti i hyrje daljeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë.

Për të përballuar këtë fluks të jashtëzakonshëm policia shqiptare dhe ajo maqedonase kanë shtuar punojësit e shërbimit madje të dy palët po punojnë me orë të zgjatura. Krejt ndryshe paraqitet situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë gjithë kësaj periudhe, ku numri i hyrjeve daljeve është në minimum

Një ditë më parë kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet tokës shqiptare dhe asaj helene rreth 6000 shtetas, numër i ulët ky krahasuar me vitet e tjera të kësaj periudhe./vizionplus.tv

Read Entire Article