Fluks lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë, pala shqiptare shton sportelet

4 months ago 38

Rritet fluksi i lëvizjeve në dy pikat kufitare të juglindjes së vendit, atë të Qafë Thanës dhe Kapshticës.

Gjatë 24 orëve të fundit në të dy këto stacione kufitare kanë hyrë e dalë më shume se 15 mijë shtetas shqiptarë e të huaj duke regjistruar kështu fluksin më të lartë të lëvizjeve gjatë ditëve të fundit.

Numri më i lartë i hyrje daljeve është regjistruar në Qafë Thanë me 4466 shtetas në hyrje dhe 3654 shtetas në dalje.

Nga ana tjetër në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3429 shtetas dhe kanë dalë 3581 shtetas të tjerë.

Për të përballuar fluksin në rritje të këtyre ditëve pala shqiptare punon me 6 sportele, 3 hyrje e 3 dalje ndërkohë në Qafë Thanë punohet me kapacitet maksimal nga të dyja palët, shqiptare dhe maqedonase.

Për sezonin turistik sipas burimeve zyrtare punohet me orare të zgjatura nga personeli i policisë kufitare në të dy pikat e kalimit./vizionplus.tv

Read Entire Article