“Forca çuna”, refuzoi Shqipërinë disa vite më parë, sot sulmuesi uron kuqezinjtë pas publikimit të listës

3 months ago 22
Reklamë

Edhe pse refuzoi të luajë me Shqipërinë, Albian Ajeti, vëllai i vogël i Arlind Ajetit ka qenë mjaft i lumtur me listën e Silvinjos.

Me anë të një postimi në rrjet Ajeti i ka uruar shumë suksese kuqezinjve në këtë aventurë të dytë në një kampionat europian.

“Forca çuna”, shkruante ai, duke vendosur përkrah videos së prezantimit të listës edhe emrat e Arlind Ajetit, Naser Alijit dhe Amir Abrashit.

Vëllai i vogël i Arlind Ajetit, i cili refuzoi ftesën e Shqipërisë disa vite më parë duke iu bashkuar helvetëve, ka zgjedhur rrjetet sociale për të publikuar mesazhin e tij në mbështetje të vëllait e jo vetëm.

Read Entire Article