Formula 1, Verstappen dhe Norris nxjerrin jashtë njëri-tjetrin! Triumfon Russell, Ferrari në podium

2 months ago 26
Reklamë

Çmimi i Madh i Austrisë në cirkuitin e “Red Bull Ring” u fitua nga George Russell i Mercedes. Dramatik fundi në pistë, me Max Verstappen dhe Lando Norris që u përplasën mes tyre shtatë xhirro nga fundi për kryesimin e garës.

Një gjë e tillë i hapi rrugën Russell që të merrte kryesimin dhe pikët e plota në një garë që ishte dominuar nga Verstappen në provat e lira dhe Sprint. Në podium Oscar Piastri me McLaren dhe Carlos Sainz me Ferrari.

Në një kthesë dy makinat u përplasën, duke dëmtuar gomat dhe duke u detyruar të kthehen në garazh për t’i ndërruar. Norris nuk kthehet më në pistë, ndësa Verstappen e mbyll garën në vendin e pestë. Para tyre u rendit Leëis Hamilton me Mercedes (i katërti), ndërsa Charles Leclerc (Ferrari) u klasifikua në vendin e 11-të.

Read Entire Article