Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme do të niset drejt Pragsë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë, në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC.
Kreu i qeverisë pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve.
Lexo edhe :
Related Posts
Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në konferencë për mediat ditën e djeshme, deklaroi se tryeza e dytë me Bashkimin Evropian është gati për të nisur diskutimet për grup kapitujt e dytë negociues.
“Jemi gati që konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojmë në fund të shtatorit, fillim tetori. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike. Jam optimist se kjo vjeshtë do të zhvillojë shumë mekanizma dhe ne do jemi gati të ecim shumë shpejt drejt BE”, deklaroi ditën e djeshme ministri Hasani.
Tanimë ka disa vite që procesi i Shqipërisë për integrimin në BE është i lidhur me Maqedoninë e Veriut.
Procesi integrues i Maqedonisë së Veriut ka mbetur peng i problemeve me Bullgarinë, pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura prej saj.
Forumi GLOBSEC, për herë të parë në historinë e tij 19-vjeçare, do të mbahet në Çeki.
Për tri ditë rresht, nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës dhe specialistë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.
Ky forum do të synojë temën e Rivalitetit të Fuqive të Mëdha dhe Rendit Evropian të Sigurisë.
Një pikë qendrore e konferencës është roli i NATO-s në arkitekturën më të gjerë evropiane të sigurisë.
Konferenca vendos rendin evropian të sigurisë në kontekstin global dhe sugjeron nevojën për të marrë parasysh rivalitetin në rritje të fuqive të mëdha dhe rolin e Kinës në kuptimin e zhvillimeve të sigurisë në kontinentin evropian.
Veprimtaria do të angazhohet me diskutime mbi kontributin çek në rritjen e pozitës parandaluese dhe mbrojtëse të Evropës dhe do të analizojë rolin e NATO-s në fuqizimin e partnerëve, si Ukraina, si dhe aktorëve të tjerë të cenueshëm në fqinjësinë e Evropës përballë sfidave të sigurisë në zhvillim./vizionplus.tv