FOTO / Iu sekuestruan dje 1.8 mln euro pasuri, kush është 36-vjeçari Arbër Muça

3 months ago 57
Reklamë

Del foto e 36-vjeçarit Arbër Muça, të cilit një ditë më parë iu sekuestrua pasuria me kërkesë të prokurorisë Fierit, pasi dyshohet se e ka vënë nga aktiviteti kriminal.

Mijëra ha tokë, apartament, vendparkim, 13 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro janë sekuestruar me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit.

Konkretisht janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:

•2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;

•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

•1 vendparkim në Tiranë;

•12 automjete;

•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

1. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 2281m2,
2. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 4550m2.
3. Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m2.
4. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210 m2.
5. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2.
6. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2 .
7. Pasuria e llojit “Njësi” 2-kate.
8. Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 100 m2.
9. Pasuria e llojit “Apartament” nr. 41 (3+1), me sipërfaqe totale 127.4.
10. Pasuria e llojit “Vendparkimin nr.29” në katin -1, prej 30.14 m2.
11. Automjetit i markës të markës “Lamborghini”, modeli “Urus”, vitë prodhimi 2018.
12. Automjeti i markës “Mercedes-Benz”, modeli “G- 63 AMG”, vit prodhimi 2020.
13. Automjeti i markës “Volksëagen”, model “Touran” vit prodhimi 2013.
14. Automjeti i markës “BMË”, modeli “X5” 3.0d, vitë prodhim 2007.
15. Automjet i markës “Audi”, model “S-8”, vit prodhimi 2021.
16. Automjeti i markës “Audi”, model “RS-Q8”, vit prodhimi 2021.
17. Automjeti i markës “Mitsubishi”, model “L200”, vit prodhimi 2014.
18. Automjeti i markës “Mercedes Benz”, modeli “C220CDI”, vit prodhim 2001.
19. Automjeti i markës “BMË”, modeli “ X5”, vit prodhim 2014.
20. Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival” , vit prodhim 2000.
21. Automjeti i markës “Audi”, model “Q7”, vit prodhimi 2016.
22. Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival”, vit prodhim 2000.
23. Autobus i markës “Neoplan”, model “N515/3SHDHC”, vit prodhimi 2003.
24. Llogari bankare në vlerën rreth 120.000 Euro.
25. Sende të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Read Entire Article