FOTO/ Ju kujtohet Mariçui? Është bërë nënë, kështu duket sot aktorja

9 months ago 14

Ju kthejmë mbrapa në kohë me serialin “Cuidado con el angel” apo siç përkthehet në shqip “Kujdes nga engjëlli”, ishte një ndër serialet më të pëlqyer që në Shqiperi u trasmetua nga Vizion Plus nga nëntori i 2009 deri në 2010.

William Levy dhe Maite Perroni ishin yjet e serialit që lanë shenjë në memorien e shqiptarëve serial dashës.

Aktorja Maite Perroni e cila bëri bujë tek publiku me interpretimin e rolit të “Marichuit”, është bërë mjaft e suksesshme si në jetën profesionale dhe në atë personale.

Në maj të vitit të kaluar, ajo u bë nënë e një vajze me bashkëshortin e saj Andrés Tovar, me të cilin ishin miq prej 20 vitesh./vizionplus.tv

Read Entire Article