FOTO/ Nga influenceria angleze te bukuroshja braziliane, njihuni me partneret e futbollistëve të Kombëtares shqiptare

2 months ago 25
Reklamë

Teksa Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e fundit në grup përballë Spanjës në EURO 2024, partneret e futbollistëve të Kombëtares po bëhen gati t’i mbështesin ata deri në fund, teksa ne ju prezantojmë me disa prej tyre.

Armando Broja dhe Jade Alyssa Wills

Prej muajsh, Armando Broja dhe Jade Wills duket se kanë konfirmuar lidhjen mes tyre, teksa influenceria angleze nuk nguron të postojë foto me motrën dhe mamanë e futbollistit, me gjërat që duken serioze mes çiftit.

Thomas Strakosha dhe Esther Adjoa Asideu

Portieri i Kombëtares është në një lidhje dy-vjeçare me bukuroshen braziliane, teksa ai e ka prezantuar atë edhe me familjen.

Jasir Asani dhe Giota

Vetëm pak kohë më parë, Jasir Asani ka konfirmuar lidhjen me Giotën, të cilën e ka njohur nga rrjetet sociale.

Berat Gjimshiti dhe Alisa Milenkoviç

Një nga lidhjet që ka bërë më shumë bujë në media është ajo mes kapitenit të Kombëtares, Gjishiti dhe Alisa Milenkoviç. Kjo gjë ka ndodhur për shkak se origjina e saj është nga Serbia, por e lindur dhe rritur në Zvicër, gjë që çifti duket se e ka lënë pas, ndërsa tani kanë dhe prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Marash Kumbulla dhe Greta Manzato

Mbrojtësi i Kombëtares, Kumbulla prej 5 vitesh është në lidhje me bukuroshen italiane, teksa përpara disa kohësh janë bërë dhe prindërit e një vajze.

Elseid Hysaj dhe Fiorenza Lestakaj

Prej vitesh Hysaj është në një lidhje me Fiorenza Lestakaj, teksa janë dhe prindër të tre fëmijëve, Elis, Gloria dhe Teo.

Read Entire Article