Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh. T. Z Bajram Begaj, priti sot një delegacion nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone në Itali.
Në përbërje të të cilit ishin autoritete drejtuese si dhe figura të njohura për mbrojtjen e miniroteteve gjuhësore arbëreshe.
Biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.
Presidenti i Republikës vlerësoi partneritetin mes dy vendeve bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, kulturore dhe ekonomike si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu rolin thelbësr të komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar në Itali por dhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve italianë në Shqipëri në forcimin e marrëdhenieve mes dy shteteve dhe hapjen e perspektivave të reja. /vizionplus.tv