Disa mbështetës të ish-presidentit Donald Trump mbanin fasha në veshët e tyre në natën e tretë të Konventës Kombëtare Republikane (RNC) në Milwaukee, Wisconsin.
Anëtarët e delegacionit të RNC të Arizonës thanë se kishin veshur fashat në shenjë solidariteti me ish-presidentin pasi ai i mbijetoi atentatit.
Një mbështetëse tha se ajo kishte fashuar veshin e saj për të ndihmuar zotin Trump “të vendoste një risi të modës” dhe për t’i bërë të ditur “sa shumë e duam
atë”.
Trump është shfaqur në konventë i veshur me një fashë pasi u qëllua në vesh ndërsa po fliste në një tubim në Pensilvani të dielën. Ish-presidenti do të mbajë një fjalim në konventë sot, kur pritet të konfirmohet si kandidati presidencial i Partisë Republikane për vitin 2024./vizionplus.tv