Ky është moment kur Tedi Blushi godet me grushte Halit Valterin, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Mbledhja është shoqëruar me tensione të shumta, teksa Blushi ka hedhur letra edhe në drejtim të kryebashkiakut Veliaj, siç duket edhe në videon e siguruar nga Vizion Plus.
Ndërkohë, Valteri ka bërë kallëzim ndaj Blushit në komisariatin nr.1 të Tiranës.
Kryebashkiaku Veliaj tha se do të kërkojë që të zbatohet ligji për Blushin, teksa tha se rrugaçëria duhet të marrë përgjigjjen e merituar. /vizionplus.tv