Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me grabitjen e këmbimit valutor mbrëmjen e kësaj të enjteje, në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, ku autori ka hyrë i maskuar në pikën e këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e një arme pistoletë ka grabitur një shumë parash.
Lexo edhe :
Related Posts
Autori shfaqet i veshur me jelek jeshil dhe bluzë të kuqe, teksa gjatë largimit i ka rënë arma lodër.
Nuk dihet ende shuma e parave që ka arritur të grabisë. Ndërkohë policia është në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet./vizionplus.tv/