Prej tre ditësh në Bode, majën më të lartë të malit të Lozhanit vazhdojnë të digjen sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ah dhe kullota.
Gjatë gjithë këtyre ditëve dy mjete zjarrfikës si dhe 10 punojës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit si dhe punojës të shërbimit pyjor dhe njësisë administrative janë duke punuar për shuarjen e flakëve si dhe izolimin për të mos kaluar në sipërfaqe të tjera.
Terreni i vështirë dhe temperaturat e larta e bëjnë shumë të vështirë shuarjen e vatrave të zjarrit
Mendohet që edhe në këtë rast kemi të bëjmë me zjarrvenie të qëllimshme.
Për këtë policia është duke marrë në pyetje banorët e zonës dhe barinjtë që punojnë në këto zona.