Fotoksina, të ftuarat: Meshkujt ndrydhin emocionet nga mentaliteti, shumica e femrave e përdorin për vëmendje

8 months ago 12

Psikologia, Eksena Qirici, theksoi në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, se shkak i vetëvrasjes bëhet ndrydhja e emocioneve nga individë që ndërmarrin këtë akt. Ajo nënvizoi se kryesisht meshkujt priren të ndrydhin emocionet e tyre për shkak të mentalitetit dhe më pas krijojnë varësi nga jeta e pashëndetshme që stimulon vetëflijimin.

“Ka një diferencë gjinore për shkak të stilit të jetës e për shkak edhe të tabusë që ne kemi edhe në raport me të folurën e shëndetit mendor, tek gjinia mashkullore shihet më e vështirë për të shprehur, artikuluar që kanë një lloj problemi. Pikërisht, njerëzit që konsumojnë alkool shihen që vijn nga një situatë, gjendja mendore që tregon shenja negative dhe duke u atashuar me sjellje siç është përdorimi i alkoolit, ti e humbet atë si individ për ta ndihmuar dhe për t’i dhënë një mundësi shprese sepse vetë përdorimi i alkoolit stimulon sjelljet negative dhe luhatjet e humorit. Stili i jetës që bëjnë burrat në Shqipëri e nxit më shumë moskërkimin e ndihmës, bashkangjitur me sjellje negative që çojnë në esktrem sjelljet negative dhe mendimet negative”, tha ajo.

Nga ana tjetër mjekja, Suela Xhufi, deklaroi se shumica e femrave e përdorin fotoksinën si një “këmbani alarmi” për t’u ndjerë të kuptuara për gjendjen e tyre emocionale, teksa e kundërta ndodh tek meshkujt.

“Femrat 70% e bëjnë për vëmëndje, 30% e kanë ndarë mendjen se do e kryejnë suicidin, ndërsa meshkujt e bëjnë gjithmonë për të bërë suicid, pra e marrin me sasi të madhe. Nëse një femër mund të marrë gjysmë tablete, një mashkull merr tre deri në katër, pra nuk i lë fare shans vetes, pra e ka ndarë mendjen. Kjo është diferenca”, theksoi ajo./vizionplus.tv/

Read Entire Article