Kjo fundjavë ka sjellë një trafik të rënduar pranë urës së re të Kukësit, e cila ende nuk është hapur.
Shkak për këtë është bërë dyndja e madhe e qytetarëve nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur që këtë të dielë ta kalojnë në plazhin e Shëngjinit dhe Velipojës.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Vizion Plus Altin Mema, shihet se mijëra makina qëndrojnë në radhë, në pritje për të mbërritur në destinacionin e tyre.
Qytetarët e Kosovës vijojnë të jenë turistët më besnik të Shqipërisë, të cilët çdo vit zgjedhin plazhet tona për të kaluar jo vetëm fundjavën, por edhe pushimet e verës./vizionplus.tv