Fundosja e jahtit në brigjet e Siçilisë, kapiteni refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve

2 months ago 34

Kapiteni i jahtit “Bayesian” të manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch, James Cutfield, u deklarua i pafajshëm, pranoi përgjegjësinë dhe refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorëve.

Catfield, siç raportonjnë mediat e huaja ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve sepse, siç shpjegoi avokati i tij, ai ishte i rraskapitur dhe për shkak se ekipi i tij nuk kishte kohë të mjaftueshme për të përgatitur një mbrojtje në rast se ai akuzohet për dyshimin për vrasje të shumëfishtë duke shkaktuar mbytjen e jahtit që vrau Lynch, vajzën e tij tetëmbëdhjetë vjeçare Hannah dhe pesë persona të tjerë.

Lexo edhe :

Related Posts

Prokurorët në Termini Imerese e vunë zyrtarisht nën hetim Catfield 51 vjeç ditën e djeshme.

Gjatë një takimi dy orësh me prokurorët e shtetit dje, kapiteni iu përgjigj pyetjeve, duke përfshirë nëse dyert dhe kapakët ishin të mbyllura dhe në çfarë momenti u aktivizua alarmi pasi jahti u përfshi në një stuhi dhe çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë 32 minutave brenda të cilave supozohet të jetë mbytur anija luksoze.

Përpara se të punonte për Lynch, Catfield ishte kapiten i jahteve luksoze në Mesdhe për vite me radhë dhe gjithashtu punoi për një miliarder turk të paidentifikuar. Gjithsej shtatë persona vdiqën në mbytjen e anijes dhe 15 njerëz mbijetuan, duke përfshirë të gjithë anëtarët e ekuipazhit, përveç kuzhinierit Recaldo Thomas.

Read Entire Article