Prej disa ditësh, zona e torfës në fushën e Maliqit po digjet, duke u kthyer në shqetësim për fshatrat përreth.
Banorët shpjegojnë se gazrat që çlirohen nga djegia e kësaj zone, e bëjnë të vështirë frymëmarrjen, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët.
Për këtë arsye ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve lokale për izolimin e vatrave.
Burime pranë shërbimit zjarrfikës në Maliq pohuan se një pjesë e zonës torfike ka djegie natyrale, por në disa raste problemi është shkaktuar edhe nga djegia e kashtës nga vetë fermerët.
Shërbimi zjarrfikës është përpjekur përgjatë këtyre ditëve për t’i dhënë fund djegies, por kjo është e vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë në orët e para të mëngjesit. /vizionplus.tv