Radamel Falcao po përjeton momente tronditëse në vendlindjen e tij. Sulmuesi kolumbian prej pak kohësh luan në Milioner, megjithatë rikthimi i tij u shoqërua me një incident shumë fatkeq.
Konkretisht, siç bëri me dije si vetë 38-vjeçari, ashtu edhe bashkëshortja e tij, një problem në sistemin e ngrohjes së shtëpisë së tij ka bërë që disa anëtarë të familjes së tij të jenë helmuar nga monoksidi i karbonit dhe të shtrohen në spital.
“Në familjen time patëm një ngjarje të papritur për të cilën u shtruan në spital gruaja ime, vjehërrit dhe 5 fëmijët e mi. Për shkak të kësaj situate nuk mundem të shoqëroj ekipin në ndeshjen që duhet të përballemi në qytet. të Valleduparit.
I uroj më të mirat bashkëlojtarëve të mi, të gjithë tifozëve dhe botës së Valenduparit, le të jetë një shfaqje e mrekullueshme. Dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për Klinikën Marly de Chia për kujdesin e shkëlqyer që ka marrë familja ime gjatë qëndrimit në klinikën e tyre. Faleminderit të gjithëve”, ishte mesazhi i Falcaos, ndërsa nga ana tjetër bashkëshortja e tij ka shkruar:
“Ndezëm ngrohjen, nuk funksiononte si duhet dhe monoksidi i karbonit na helmoi të gjithëve. Kanë kaluar shumë orë që e kemi ndezur dhe menduam se era ishte normale. Gradualisht e gjithë familja filloi të ndihej keq pa u bërë e qartë arsyeja.
Babai im, Jedi, Annette dhe unë patëm simptomat më të këqija, por pas pak mbërritën nëna ime, Domi, Heaven dhe Desi. Ata filluan me simptoma si të vjella dhe shumë dhimbje koke. Faleminderit Zotit nuk ka ndodhur asgjë më e keqe, sepse kjo do të ishte një histori tjetër”. /vizionplus.tv