Futbollisti palestinez vritet bashkë me gruan e fëmijët gjatë bombardimit izraelit

2 months ago 23
Reklamë

Një futbollist palestinez dhe familja e tij u vranë në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tyre në qytetin e Gazës. Lajmin ka bërë të ditur Shoqata Palestineze e futbollit.

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan shtëpinë e futbollistit të Al-Ahli Gaza, Ahmad Abu al-Atta, 34 vjeç, pranë kishës latine në Gaza, duke e vrarë atë së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Abu al-Atta ishte futbollisti i tretë i Al-Ahli Gazës që u vra nga bombardimet izraelite në rrjedhën e gjeoncidit të vazhdueshëm të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori. Kjo luftë ka sjellë vrasjen e të paktën 37,551 njerëzve dhe plagosjen e 85,911 të tjerëve.

/a.r

Read Entire Article