Futën verë dhe cigare kontrabandë në Portin e Vlorës, procedohen 3 shoferë autobusi

3 months ago 32
Reklamë

Policia Kufitare e Portit të Vlorës ka goditur një rast të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Gjatë kontrollit në hyrje të territorit shqiptar, policia gjeti dhe sekuestroi disa shishe me verë pa faturë blerje dhe paketa me cigare. Policia procedoi penalisht 3 shoferët e autobusit ku u gjetën këto mallra.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Port Vlorë/Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në këtë port, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Goditet një tjetër rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen shishe me verë dhe paketa me cigare. Procedohen penalisht 3 shtetas, shoferë të autobusit ku u gjetën këto mallra.

Shërbimet e PKK Port Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin E. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe me verë dhe paketa me cigare, pa faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe ZMKT referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin E. M., 51 vjeç, si dhe për 2 shoferët e tjerë të këtij autobusi, shtetasit I. D., 63 vjeç, dhe K. Sh., 43 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Read Entire Article