“Gati strategjinë për Italinë”, Sylvinho: I kënaqur nga dy miqësoret, Simoni i sakrifikuari i listës

3 months ago 22
Reklamë

Në përfundim të dy ndeshjeve miqësore që e kanë futur Shqipërinë në atmosferen e europianit, trajneri Silvinjo bëri bilancin  duke u shprehur i kënaqur me përgatitjet në Austri dhe përgjigjet që mori nga lojtarët në duelet e fituara 3 me 0 me Lihtenshteinin dhe 3 me 1 kundër Azerbajxhanit.

“Jam i kënaqur për momentin ku jemi. Kemi bërë dy miqësore së fundmi. I kemi dhënë minuta lojtarëve që nuk i kanë pasur ato me klubet. Nuk ka qënë e lehte të bëjmë bashkë lojtarë që kanë luajtur 35-40 ndeshje në sezon dhe të tjerë që kanë ardhur me shumë pak ndeshje. Tani udhetojmë në Gjermani dhe e kemi fokusin tek Italia. Do të stërvitemi dhe do ndërtojmë strategjine tonë përë këtë sfide. Duhet të punojmë dhe të përmirësojmë disa aspekte”, tha Silvinjo.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndonëse formacioni titullar që e nisi ndeshjen ndaj Azerbajxhanit dha përshtypjen e titullareve te Europianit, Silvinjo këmbënguli se 11-teshja për sfiden hapëse ndaj Italisë nuk është vendosur.

“Formacioni me të cilin do të luajmë ndaj Italisë nuk është vendosur akoma. Kemi lojtarë që janë në formë të mirë. Gjatë kësaj jave do të punojmë dhe do të vendosim se cili do të jetë formacioni që do të luajë kundër Italisë”, tha trajneri.

Shqipëria transferohet sot nga Austria ku u përgatit për gati 10 ditë, drejt qëndërës sportive kaizerau në Dortmund, vend që do të jetë shtëpia e kuqezinjve në ditët e turnut. I sakrifikuari i listës së kombëtares ishte portieri Simon Simoni i cili mbeti jashtë grupit te 26 lojtarëve që u dorëzua në UEFA./vizionplus.tv

Read Entire Article