Gaza: Hamasi është gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse

5 months ago 15

Përgjigja e Hamasit ndaj propozimit të fundit për një armëpushim në Gaza është në përputhje me parimet e përcaktuara në planin e presidentit amerikan Joe Biden, tha sot lideri i grupit me bazë në Katar, Ismail Haniya, në një fjalim televiziv me rastin e festës sw Kurban Bajramit.

“Hamasi dhe organizatat (palestineze) janë gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sjellë një armëpushim, tërheqje nga Rripi i Gazës, rindërtimin e asaj që u shkatërrua dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse për shkëmbimin e të burgosurve”, tha Haniya, duke iu referuar shkëmbimit të pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.

Më 31 maj, Biden paraqiti atë që ai e quajti një propozim “trefazor” izraelit që do të përfshinte negociatat për një armëpushim të përhershëm në Gaza si dhe shkëmbime graduale të pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Egjipti dhe Katari, të cilët së bashku me Shtetet e Bashkuara ndërmjetësojnë midis Hamasit dhe Izraelit, thanë më 11 qershor se kishin marrë një përgjigje nga organizatat palestineze për planin amerikan, pa dhënë detaje.

Ndërsa Izraeli tha se Hamasi hodhi poshtë elementet kryesore të planit të SHBA-së, një zyrtar i lartë i Hamasit i tha Reuters se ndryshimet që grupi kërkoi nuk ishin të rëndësishme./vizionplus.tv/

Read Entire Article