Georgina Rodriguez tregon se po eksploron Arabinë Saudite me Ronaldon: Dashuri në parajsë…

6 months ago 34
Reklamë

Me foto të reja nga jeta në Arabinë Saudite me Cristiano Ronaldon , Georgina Rodriguez është rikthyer në Instagram .

Partnerja e futbollistit ka kapur asin portugez, me fëmijët e tij në një plazh, duke kaluar kohë së bashku. Në shumicën e fotove Rodriguez tregon aktivitetet që bëjnë së bashku me futbollistin dhe fëmijët, si noti në det, shëtitjet me biçikletë dhe masazhet.

Dashuria në parajsë. Ne vazhdojmë të zbulojmë Arabinë Saudite”, ka shkruar Rodriguez në postimin e saj.

Fotot e mësipërme erdhën menjëherë pasi Rodriguez zbuloi të ardhmen e sulmuesit në Al Nasr . Partnerja e Cristiano Ronaldos dhe nëna e dy prej pesë fëmijëve të tij vodhi shfaqjen në Javën e Modës në Paris duke ecur në pasarelë me një këmishë-fustan CR7 që mbante edhe firmën e tij. Për shkak të angazhimeve me Al Nasr, Ronaldo nuk ka udhëtuar në Paris, por Georgina ka folur për të në këtë event. “Cristiano do të jetë atje edhe për një vit, pastaj ka mbaruar. Ndoshta dy, nuk e di”, tha ajo./vizionplus.tv

🔴🔴🔴 GEORGINA RODRIGUEZ ANNONCE LA FIN DE CARRIÈRE DE CRISTIANO RONALDO AU DÉFILÉ D’HIER :

« Cristiano un an, après c’est fini. Peut-être deux, je ne sais pas. » pic.twitter.com/Y8cTus4xSx

— Gio CR7 (@ArobaseGiovanny) March 2, 2024

Read Entire Article