Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Eraldo Nevruzi..
Trupi i tij i pajetë u gjet ditën e sotme pas kërkimeve të shumta, pranë fshatit Vuno.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë, veç pronarit të hotelit, Geraldo Shehu, policia arrestoi dhe dy punonjësit, Daniel Qose dhe David Larti.
Ata kanë treguar se Geraldo Shehu e ka vrarë Erald Nevruzin te shkallët e hotelit, pas një konflikti me njëri-tjetrin.
“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh por më pas nuk dimë gjë”, janë shprehur dy punonjësit.
Eraldo Nevruzi u vra mesnatën e të mërkurës, në Dhërmi, rreth orës 00:30. Ai ishte vetëm një javë që kishte nisur punën në Hotelin Greçia në Dhërmi, ku Gerald Shehu ishte një prej bashkëpronarëve, së bashku me vjehrrin e tij. Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin. /vizionplus.tv