Robert Berisha feston sot 46-vjetorin e lindjes. E në këtë ditë me sa duket, ai ka vendosur të na prezantojë edhe me të dashurën e tij të re.
Ajo quhet Ana dhe e ka uruar këngëtarin me fjalët më të bukura të dashurisë në këtë ditë të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen burrit që mban zemrën time”, shkruan Ana krahas një fotoje të postuar në prehrin e Berishës.
Këngëtari ka vendosur që ta ripostojë foton në instagramin e tij.
Kujtojmë se disa ditë më parë ishte vetë Roberti ai i cili postoi një foto me të dashurën e tij të re, por duke mos ia zbuluar fytyrën.
Ai është baba i një vajze më këngëtaren shumë të dashur, Nora Istrefi./vizionplus.tv