Girona po përpiqet të qëndrojë në korsinë e garës për titullin kampion në La Liga. Modestët katalanas mundën 3 me 0 Rajo Valllecanon në duelin përmbyllës të javës së 26 të kampionatit.
Pas këtij suksesi parakalohet Barcelona e cila zbret në vendin e tretë, ndërsa distancë e Xhironës nga Reali kryesues rikthehet të jetë 6 pikë. Rezultati 3 me 0 nuk tregon në fakt realitetin e plotë të një ndeshje e cila pas një pjesë të parë të fikur dhe pa shumë raste, ndryshoi në nisje të pjesës së dytë kur të zotët e shtëpisë shënuan golin e parë me anë të Tsigankov.
Për t’ia bërë më të lehtë Xhironës ndeshjen, mendoi vetë ekipi mik pasi Chavarria mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Vajekanon me 10 lojtarë.
Deri në fund katalanasit humbën disa raste për shënim, derisa më në fund të 91 shënuan golin e dytë me anë të Savios. Braziliani nuk u ndal me kaq, por në të 95 përmes një aksioni të bukur personal shënoi një tjetër gol për ta mbyllur sfidën në 3 me 0. Kthehet tek fitorja Xhirona pas 3 rezultatesh jo të mira radhazi. /vizionplus.tv