Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Devoll. Dyshimet e para janë se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Sot rreth orës 08:00, në Devoll, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi N. Sh., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës. /vizionplus.tv