“Gjenocid!”/ “Sulmohet” mbreti Charles, çfarë ndodhi në Parlamentin australian

18 hours ago 21

Momente kaosi në parlamentin australian. Supozohej të ishte një fjalim normal deri në momentin kur një senatore vendos në siklet mbretin Charles gjatë vizitës së tij të parë si monark në Australi.

Me thirrjen ‘Ti nuk je mbreti im’ senatorja indigjene Lidia Thorpe vuri në siklet monarkun britanik dhe e akuzoi atë për genocid.

Kamerat dhe të pranishmit u kthyen menjëherë drejt saj, ndërsa Charles dhe Camilla u përpoqën të ruanin qetësinë.

Mbreti dhe Mbretëresha janë përballur me disa protesta gjatë udhëtimit të tyre në ish-koloninë britanike, ku Charles ende shërben si kreu i shtetit.

Ardhja e kolonëve britanikë në Australi çoi në masakrën e popullsisë indigjenë në qindra vende në mbarë vendin deri në vitet 1930.

Australianët indigjenë kanë vuajtur shumë që kur eksploruesi James Cook së pari pretendoi një pjesë të kontinentit për kurorën britanike – që mbahej nga Mbreti George III.

Gjatë disa dekadave, deri në 1 në 3 fëmijë indigjenë u larguan me forcë nga familjet e tyre në mbarë vendin.

Read Entire Article