Gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë: Kënduan të gjithë në kor himnin e Italisë (VIDEO)

3 months ago 27
Reklamë

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024, ndërsa stadiumi i Dortmundit si rrallë herë ishte veshur kuqezi.

Momentet e emocionuese të tifozerisë shqiptare nga tribunat e Dortmundit, i ndjeu edhe skuadra italiane, pak para fillimit të ndeshjes.

Gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë ndodhi gjatë himnit të kombëtares italiane.

Tifozët shqiptarë kënduan bashkë me tifozët italianë himnin e Italisë, një kor i vetëm u ngrit brenda stadiumit ‘Iduna Park’ në Dortmund. ‘Tifozët italianë dhe shqiptarë të bashkuar në një himn të vetëm’, shkruajnë mediet italiane.

Read Entire Article