Gjithë India sytë nga Kim dhe Khloe, motrat Kardashian shkëlqejnë me veshjet tradicionale në dasmën e miliarderit

2 months ago 46
Reklamë

Kim dhe Khloe Kardashian kanë marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre në dasmën e Merchant Anant Ambani dhe Radhika në Indi.

Motrat dolën dorë për dore nga hoteli dhe u shfaqën të “mbuluara” më diamante.

Kim u pa e stolisur me një lehenga argjendi (kostum tradicional indian) dhe një gjerdan të madh diamanti.

Khloe gjithashtu tërhoqi vëmendjen me një lehenga rozë të ndezur. Kim, 43 vjeç dhe Khloe, 40 vjeç, ishin mes disa personazheve të famshëm ndërkombëtarë që mbërritën në Indi për të marrë pjesë në dasmën e Anantit dhe Radhikës, të mbajtur të premten mbrëma në Jio World Drive të Mumbait.

Të ftuarit e listës A që fluturuan për në Mumbai për të marrë pjesë në atë që mund të jetë dasma më e madhe e Indisë për këtë vit përfshinin Kim dhe Khloe Kardashian, John Cena, dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair./vizionplus.tv

Read Entire Article