GJKKO lë në fuqi masat për Berishën dhe Malltezin

3 months ago 28

GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Avokatët e Berishës dhe Malltezit kishin kërkuar ndryshim mase, por që është rrëzuar nga GJKKO.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar, ndërsa dhëndri i tij prej tetorit të viti të shkuar.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohën kur Berisha ishte kryeministër kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.

Read Entire Article