GJKKO rikthen në SPAK mjekun Edvin Prifti: Të plotësohet dosja hetimore…

2 days ago 27
Reklamë

Gjykata e Posaçme ka rikthyer në SPAK për plotësim të hetimit dosjen hetimore për kardiokirurgun Edvin Prifti.

Gjyqtarja paraprake Elsa Ulliri i dha 2 muaj kohë Strukturës së Posaçme të plotësojë hetimin dhe të paraqesë sërish kërkesën për gjykim.

Edvin Prifti akuzohet për “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

Kardiokirurgu Edvin Prifti është rikthyer sakaq në detyrë me vendim të GJKKO, pas pezullimit që ishte veprim i ndëmarrë pasi nisi hetimi nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Gjykata e Posaçme dy vite më parë konstatoi se afati i masës së sigurisë ndaj Hoxhës kishte rënë dhe vendosi shuarjen e saj duke i dhënë kështu Priftit dritën jeshile për t’u rikthyer në sallat e operacionit.

Dyshimet e SPAK ndaj mjekut nisën pas disa përgjimeve të bëra për llogari të dosjes ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Në vijimësi, Prifti ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.

/a.r

Read Entire Article