Gjykata i kaloi “vulën” Berishës, Flutura Açka dhe Arbri Agalliu largohen nga grupi parlamentar i PD

3 months ago 22

Dy deputetë demokratë janë larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Kërkesa e tyre është depozituar edhe në Kuvend, siç bëri të ditur në fjalën e saj kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.

Bëhet fjalë për Arbri Agalliun dhe shkrimtaren Flutura Açka. Kjo e fundit, po ashtu, ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti si kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Informimin Mediatik.

Këto lëvizje në radhët e demokratëve që mbeshtesin Lulzim Bashën, vijnë pasi drejtësia vendosi që “vula” e kësaj force politike t’i kalojë Sali Berishës./vizionplus.tv

Read Entire Article