Goditet grupi kriminal në Shkodër, 12 të arrestuar, sekuestrohet 246 kg kanabis

4 months ago 28

Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me SPAK dhe Prokurorinë e Shkodrës kanë çmontuar një grup kriminal të dedikuar në kultivimin e lëndëve narkotike. Si rezultat i operacionit “Oblika” janë ekzekutuar 12 masa sigurie, “arrest me burg” për 10 shtetas dhe “arrest në shtëpi” për dy shtetas të tjerë.

Këta persona akuzohen se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kultivuar dhe prodhuar cannabis sativa, në disa fshatra të Shkodrës.

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Personat e arrestuar

– Arben Uruçi, 50 vjeç, banues në Shkodër;

– Ardjan Tahiri, 30 vjeç, banues në Koplik;

– Hekuran Myrtja, 45 vjeç, banues në Shkodër;

– Samet Dahati, 36 vjeç, banues në Shkodër;

– Izmir Dahati, 28 vjeç, banes në Shkodër,

– Besar Lejthiza, 23 vjeç, banues në Shkodër;

– Ermis Sela, 22 vjeç, banues në Shkodër;

– Afrim Dahati, 23 vjeç, banues në Shkodër;

-Arian Popa, 23 vjeç, banues në Shkodër;

– Danjela Hasani 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga SPAK, për të njëjtat vepra penale, për shtetasit Pjetër Gjoni, 50 vjeç dhe Roland Gjoni, 50 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Lidhur me operacionin reagoi dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ministri thekson se do të vijojë bashkëpunimi mes agjencive ligjzbatuese në vendpër të goditur kriminalitetin.

Balla: Policia e Shtetit, SPAK dhe Prokuroria e Jurisdiksionit të PërgjithshëmShkodër kanë shkatërruar sot një grup kriminal të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. Në mëngjesin e sotëm janë ekzekutuar 12 urdhëra arresti ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të konsoliduar revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar si dhe hetimet profesionale për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale janë forma më e mirë për të goditur krimin./vizionplus.tv

Read Entire Article