Grabiten gjatë natës targat e automjeteve në Sukth! Ishin parkuar para…

9 months ago 38

Disa targa automjetesh raportohet të jenë grabitur gjatës natës së shkuar në fshatin Stall të Sukthit.

Sipas policisë, janë grabitur targat e disa automjeteve, të cilat ishin të parkuara para banesave. Mësohet se grabitësi ka qenë i vetëm, ndërsa nuk bëhet me dije se sa targa janë grabitur.

Ndërkohë po këqyren kamerat rreth zonës ku ka ndodhur grabitja, me qëllim identifikimin dhe kapen e autorit.

Zakonisht targat e vjedhura përdoren nga eksponentë të krimit për atentate. Ata përdorin automjete dhe targa të vjedhura, me qëllim të mos identifikohet personi që po përdor automjetin për kryerjen e vrasjeve.

Top Channel

Read Entire Article