Foto ilustruese
Një pikë këmbimi valutor është grabitur disa momente më parë. Ngjarja është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Nuk dihen ende detaje mbi ngjarjen, teksa pritet njoftimi i policisë.
Policia njofton se autori ishte i maskuar dhe ka marrë paratë nën kërcënimin e një pistolete lodër.
“Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar”, thuhet në njoftim.
Policia po punon për kapjen e autorit./vizionplus.tv/