Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, çfarë ndodhi sot me gjyqin për Talo Çelën

1 week ago 20
Reklamë

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të hënë të shtyjë për më 1 tetor seancën gjyqësore ndaj Talo Çelës. I shumëkërkuari i drejtësisë gjykohet në mungesë për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit, ngjarje e ndodhur në prillin e vitit 2019.

Në këtë proces Talo Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”, raporton A2.

Përveç masës “arrest në burg” në mungesë për këtë çështje, ndaj tij është caktuar një masë e dytë për llogari të dosjes “Çopja”.

A2 CNN mëson se shkak i shtyrjes së seancës së radhës gjyqësore u bë mungesa për arsye shëndetësore e një prej anëtarëve të trupës gjykuese.

Read Entire Article