Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë: Dita më e bukur e jetës, asnjë sukses nuk krahasohet me këtë moment

9 months ago 64

Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram”, ku ka treguar se është bekuar me një djalë.

Artistja ka zgjedhur një foto ku shfaqet dora e saj dhe të birit, krahas së cilës ka bërë edhe një dedikim mjaft emocionues.

Lindja e të birit për Greta Koçin është dita më e bukur e jetës të saj teksa ka thënë se asnjë sukses apo arritje nuk krahasohet me këtë moment.

Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam”, ka shkruar Greta Koçi.

Deri në këto momente, këngëtarja e njohur nuk e ka bërë ende publik emrin që i ka vendosur të voglit të saj./vizionplus.tv

Read Entire Article