Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Greta Koçi i ka bërë një dedikim të bukur nënës së saj, Drita Koçi.
Greta ka publikuar në Instagram disa foto nga momente të bukura me nënën e saj, teksa e uron për ditën e 7 Marsit. Drita Koçi është mësuese e muzikës.
Lexo edhe :
Related Posts
“Gëzuar 7 Marsin për të gjitha mesueset Shqiptare.Veçanërisht për ty Mam, pasi ke qenë një mësuese muzike e shkëlqyer për të gjithe nxenesit e tu, e mbi te gjitha per mua. Jam krenare per ty! Love you”, shruan Greta në urimin e saj për nënën.
7 Marsi, njihet si festa e Mësuesit në Shqipëri, dhe festohet në të gjitha shkollat dhe universitetet.
Është një ditë simbolike për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.
Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe, e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman.
Mësonjëtorja e Korçës ka qëndruar e hapur për të paktën 20 vite dhe drejtues të tij ishin figurat e shquara të Rilindjes shqiptare si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami e të tjerë./vizionplus.tv/