Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e kësaj të diele në zonën e Shkozës në Tiranë.
Policia bën me dije se 43-vjeçarja me iniciale B.R mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 08.09.2024, në Shkozë, është gjetur pa shenja jete shtetasja B. R., rreth 43 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv