Guardiola nuk e do në ekip, Barcelona nuk mund ta paguajë, e ardhmja e Joao Cancelo larg futbollit europian

3 weeks ago 37
Reklamë

Duket se ka ardhur momenti që Joao Cancelo të largohet nga futbolli europian.

Nëse diçka nuk ndryshon në mënyrë drastike në ditët në vijim, portugezi do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, raporton Fabrizio Romano dhe thekson se tani vendimi i takon vetëm lojtarit.

Manchester City thuhet se ka arritur një marrëveshje me Al Hilal, i cili ofroi 25 milionë euro, por Cancelo ende shpreson që Etihad të marrë një ofertë nga një klub i fortë evropian.

Deri më tani nuk ka arritur, edhe pse Barcelona është e interesuar për Cancelo. Megjithatë, ajo ka një problem të madh – ajo ende nuk mund të regjistrojë të porsaardhurin Dani Olmo për shkak të fair-play-it financiar, kështu që përforcimet e reja janë shumë larg.

Nga ana tjetër, City nuk është i interesuar për huazime të reja (përpara Barçës, Cancelo ishte në Bayern), ndaj transferimi në Al Hilal është një zgjidhje krejtësisht logjike.

Klubi saudit ka kontaktuar edhe agjentët e lojtarit dhe ka ofruar një pagë vjetore prej 15 milionë euro.

Nëse shkon në Al Hilal, do t’i bashkohet Neymar, Sergej Milinković Savić, Aleksandar Mitrović, Ruben Neves, Kalidou Koulibaly. /vizionplus.tv

Read Entire Article